GJKKO zbardh vendimin për Berishën: Refuzoi të njihej me masën e sigurisë. S’ka nevojë të merret autorizim nga Kuvendi
Gjyqtarja Irena Gjoka ka zbardhur vendimin e argumentuar të caktimit të masës së sigurisë atë të detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë vendit për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një dokument prej 27 faqesh, Gjoka ka relatuar gjithë procedurën e ndjekur që nga kërkesa e SPAK-ut që po heton ish-kryeministri mbi dyshimet për korrupsion pasiv në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, e deri te marrja e vendimit më datë 26 tetor, kur Berisha dhe avokatët mbrojtës refuzuan të merrnin pjesë në seancën për verifikimin e masave.
Ish-kryeministri thuhet në dosje, refuzoi të njihej me vendimin e marrë për të në mungesë, por sipas sgjykatës ai mori dijeni dhe këtu i është referuar daljeve të tij në media, apo edhe faktit se Berishai u lëshoi prokurë të posaçme dy avokatëve mbrojtës.
Gjyqtarja Gjoka ka argumentuar edhe ppikën më të fortë të kundërshtisë nga ana e ish-kryeminstrrit Sali Berisha dhe avokatëve mbrojtës se si u mor masa e sigurisë duke u anashkaluar Këshilli i Mandateve në Parlament. GJKKO çmon se për të dyja masat nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi.
Sipas vendimit ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet pranë oficeres gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të muajit si dhe t’i bllokohet pasaporta dhe dalja e tij jashtë Shqipërisë. Por në datën 6 nëntor ish-kryemiistri refuzoi të paraqitej sikundër e detyronte vendimi dhe tani i mbetet prokurorëve të SPAK -ut të veprojnë mbi këtë refuzim.