Categories: AktualitetLajme

GJKKO zbardh vendimin për Berishën: Refuzoi të njihej me masën e sigurisë. S’ka nevojë të merret autorizim nga Kuvendi

Gjyqtarja Irena Gjoka ka zbardhur vendimin e argumentuar të caktimit të masës së sigurisë atë të detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes  jashtë vendit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një dokument prej 27 faqesh, Gjoka  ka relatuar gjithë procedurën e ndjekur që nga kërkesa e SPAK-ut që po heton ish-kryeministri mbi dyshimet për korrupsion pasiv në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, e deri te marrja e vendimit më datë 26 tetor, kur Berisha dhe avokatët mbrojtës refuzuan të merrnin pjesë në seancën për verifikimin e masave.

Ish-kryeministri thuhet në dosje, refuzoi të njihej me vendimin e marrë për të në mungesë, por sipas sgjykatës ai mori dijeni dhe këtu i është referuar daljeve të tij në media, apo edhe faktit se Berishai u lëshoi prokurë të posaçme dy avokatëve mbrojtës. 

Gjyqtarja Gjoka ka argumentuar edhe ppikën më të fortë të kundërshtisë nga ana e ish-kryeminstrrit Sali Berisha dhe avokatëve mbrojtës  se si u mor masa e sigurisë duke u anashkaluar Këshilli i Mandateve në Parlament. GJKKO çmon se për të dyja masat nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Sipas vendimit ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet pranë oficeres gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të muajit si dhe t’i bllokohet pasaporta dhe dalja e tij jashtë Shqipërisë. Por në datën 6 nëntor  ish-kryemiistri refuzoi të paraqitej sikundër e detyronte vendimi dhe tani i mbetet prokurorëve të SPAK -ut të veprojnë mbi këtë refuzim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

6 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

6 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

7 hours ago

This website uses cookies.