Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut ku akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza. Gjatë seancës, Izraeli ka mohuar që rasti të ketë të bëjë me një gjenocid por me një domosdoshmëri ushtarake të ofensivës së tij në Gaza, ndërsa ka akuzuar Afrikën e Jugut për shtrembërim të realitetit.
Afrika e Jugut e konsideron sulmin ushtarak në Gaza si shkelje të Konventës së Gjenocidit dhe kërkon nga GJND që ta detyrojë Izraelin të ndalojë ofensivën e saj.
“Izraeli synonte të fshinte palestinezët nga faqja e dheut”, u shprehën përfaqësuesit e Afrikës së Jugut në seancë, por për Izraelin këto deklarata janë “të shkëputura plotësisht nga faktet dhe rrethanat”.
Afrika e Jugut kërkon gjithashtu që Izraeli të lejojë në Gaza punonjësit e ndihmës humanitare, gazetarët dhe hetuesit për të gjetur provat e gjenocidit
“Sulmi në Rafah ishte hapi i fundit në shkatërrimin e Gazës dhe popullit të saj palestinez. Ishte Rafah që solli Afrikën e Jugut në gjykatë. Por janë të gjithë palestinezët si grup kombëtar, etnik dhe racor që kanë nevojë për mbrojtjen nga gjenocidi”, tha avokati afrikano-jugor Vaughan Loëe KC në gjykatë.
Në përgjigje të akuzave, ministri i Drejtësisë izraelite, Gilad Noa tha se “realiteti është e kundërta. Vetëm duke rrëzuar bastionin ushtarak të Hamasit në Rafah, palestinezët do të çlirohen nga kontrolli i shtrënguar i regjimit terrorist vrasës dhe rruga drejt paqes dhe prosperitetit mund të shtrohet më në fund”, raporton BBC.
Izraeli filloi sulmin e tij ndaj Hamasit në Rafah 11 ditë më parë, mes paralajmërimeve nga OKB-ja dhe të tjerët për një rrezik të madh për civilët. Më shumë se një milion njerëz të zhvendosur ishin strehuar në Rafah dhe më shumë se 630,000 tani janë larguar që nga fillimi i operacionit, thotë OKB.
Izraeli thotë se ofensiva e tij në Rafah është e nevojshme për të shkatërruar batalionet e fundit të Hamasit dhe për të shpëtuar rreth 130 pengje të mbetura izraelitë që beson se po mbahen atje.
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…
Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…
Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
This website uses cookies.