Gjoba deri në 1 milion lekë ose heqje licence për bluzat e bardha që shkelin “Urdhrin e Mjekëve”
Qeveria ka ashpërsuar dënimet per mjekët që shkelin “Urdhrin e Mjekut”. Për ta do të ketë gjobë ose dhe heqje licencë.
Ndryshimet ligjore që u ndërmorën për ligjin e “Urdhrit të Mjekut” synojnë ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj pacientit.
Gjobat do të variojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë, ndërsja heqja e licencës parashikohet e përkohshme, 6 muaj, ose përhershme për përsëritje të gabimeve.
Lidhur me shefat e shërbimit, të cilët aktualisht drejtojnë klinika private, ndryshimet ligjore parashikonjë ndalimin kategorik mbajtjen e dy posteve drejtuese. Ata duhet të zgjedhin mes punës në shtet dhe atij privat.
Ndërsa përsa i përket mjekëve, ata janë të lirë të punojnë edhe në institucione private jashtë orarit zyrtar në shtet, por gjithmonë vetëm me lejen e titullarit të institucionit shëndetësor shtetëror.