Gjobat e Policisë Rrugore/ Balla: Nga sot njoftimin e merrni në telefon

Tani e tutje çdo drejtues mjeti që kryen shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të cilët prezantuan formulën e re, pjesë e paketës së risive dixhitale.

“Do të duhet që kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së emalit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative. Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”, tha drejtori i PSH, Muhamet Rrumbullaku. 

“Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon”, apeloi ministri Balla.  

Ndërkaq, sipas drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qato, në këtë mënyrë zgjidhet një nga shqetësimet e shumta të qytetarëve, pasi me ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, nëse pagesa e gjobës bëhet brenda 15 ditëve, shkelësi përfiton 50% ulje të gjobës.

Nisma u prezantua pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Këtu kemi një nga shkollat më të mëdha të Tiranës, e në kuadër të masave të reja, të Paketës së Sigurisë në Shkolla, e kjo rrugë bën pjesë e perimetrit të sigurisë, sepse është trotuari dhe rruga ngjitur me oborrin e shkollës, që do të thotë se na duhet të rritim prezencën policore, por shpresoj që shumë shpejt me Bashkinë Tiranë me vendosjen e kamerave të sigurisë dhe ato që regjistrojnë shpejtësinë e mjeteve, ato aksesojnë sistemin dhe çojnë gjobën tek Salla e Komandimit dhe plotësohet masa administrative e njoftohet qytetari”, u shpreh Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.