Avokati i ish-presidentit të vendit, Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka deklaruar se klienti i tij është gati të përballet me procesin dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Pas takimit me Metën (i arrestuar një ditë më parë), Gjokutaj u shpreh se ish-presidenti akuzohet për 3 vepra penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”; “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”; “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjokutaj theksoi se Meta është gati të bëjë mbrojtjen, pasi është njohur me dosjen ndaj tij.
“Ka 5 vite që janë në duart e prokurorëve. Momenti është politik. Dyshja Rama-Dumani, me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Metës, që kanë formuar një vendim që sapo e kemi marrë.
Ai është i vendosur të përballet me procesin. Çdo gjë e shkruar në këtë vendim, është krejt e qartë për çfarë bëhet fjalë. Është gati për të bërë mbrojtjen. Kundërshtimi i masës së sigurisë është akt procedurial. Do bëhet njëherë ekzekutimi i vendimit dhe më pas do ndiqet rruga e ankimit”, u shpreh Gjokutaj.
Ky i fundit ndërsa komentoi arrestimin e Metës, u shpreh ishte banditeste.
“Është për 3 vepra penale. Ky vendim gjyqësor nuk është lexuar nga ana jonë. Janë tre akuza: korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim. Ishte takim si ccdo herë tjetër, vetëm se në ambient ndryshe. Mënyra se si u arrestua, është banditeske”, theksoi Meta.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.