Categories: AktualitetLajme

Gjonaj dhe Braçe propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media

Deputetët Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani.

Në fjalën e saj në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, teksa ka prezantuar paketën për mbrojtjen e qytetarëve nga produktet e cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit, Gjonaj ngriti alarmin mbi rritjen e përdorimit të cigareve elektronike nga fëmijët.

Gjonaj deklaroi po ashtu, se është vënë re një shtim i reklamave të cigareve elektronike në mënyrë të tërthortë.

Ne kemi dashur që në këtë iniciativë ligjore të përfshijmë ndalimin kategorik të sponsorizimeve të tërthorta apo të fshehta të produkteve të duhanit e cigareve elektronike.

Kjo paketë ka transpozuar në mënyrë korrekte disa parashikime të direktivës 2014-2020.

BE dhe shtete anëtare duke parë shtimin e përdorimit të cigareve elektronike dhe produkte të ngjashme, kanë përfshirë një sërë masash, kufizimin e reklamimit të duhanit e produkteve të ngjashme caktimin e mjediseve pa duhan dhe fushatat kundër duhanit”, tha Gjonaj ndërsa shtoi se paketa e propozuar është në përputhje me direktivat e BE-së.

Gjonaj renditi më poshtë edhe disa nga ndryshimet që duhen bërë në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar””.

“Detyrimin që kanë pikat e shitjes për të vendosur tabelën ndalohet shitja jo vetëm e duhanit, por edhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.

Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në të gjitha vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, automate, të cilat janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në nenin katër janë institucionet ku ndalohet.

Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, transmetimeve televizive dhe radiofonike dhe shërbimeve të shoqërive të informacionit.

Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt, përmes ngjyrave që përfaqëspojë logot apo stemat e kompanive apo promocionit të te produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm.

Apo ndalimi i fotografive, vizatimeve ku shfaqen imazhe apo persona që krijojnë përshtypje të gabuar te publike për qytetarët.

Duam të përfshijmë ndalimin kategorik të sponsorizimeve të tërthorta apo të fshehta edhe sipas direktivave të BE”, tha Gjonaj.

Nga ana e tij, Braçe u shpreh se beteja me duhanin është dinamike.

Ai shtoi se vetëm gjatë kësaj jave, ka konstatuar promovime të drejtpërdrejta të cigareve elektronike në aktivitete të ndryshme.

“Beteja me duhanin është dinamike dhe i referohet produkteve në kohën e caktuar. Për shkak të kësaj beteje, industria është e detyruar të gjejë mënyra të reja për promovimin e duhanit. Erdhën te cigaret elektronike, apo duhani i ngrohtë.

Për të krijuar mitin që duhani i cigareve elektronike, apo forma të tjera të tij janë më pak të dëmshme për njeriun. Prandaj masat duhen parë në dinamikë. Nëse kemi ndaluar konsumimin e duhanit tradicional në ambiente të brendshme, patjetër që do ketë dinamikë. Por nëse do duhet forcim masash, patjetër që jemi të hapur. Sa më shumë ne ndalojmë me ligj një formë, del një formë e re.

Kam parë promovime të drejtpërdrejta të cigareve elektronike në aktivitete, qoftë edhe muzikore”, tha ai ndërsa theksoi se distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pirja e duhani shkon në 200 euro gjobë. Distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi deputeti Braçe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.