Gjosho Vasija, parodisti i shquar / Ai dha kontributin e tij të shquar për shumë vite edhe në Estradën e Shkodrës

gjosho vasija foto ok
Viti 2023 shënon 65-vjetorin e krijimit të Estradës së Shkodrës. Ajo është e vetmja në vend që vijon të jetë aktive edhe sot e kësaj dite. Gjosho Vasija ishte njëri ndër promotorët e Lëvizjes Amatore në vend ndërsa për shumë vite dha një kontribut të madh në estradën e qytetit.
Ndonëse një artist i humorit dhe parodisë, atë e karakterizonte serioziteti dhe disiplina.
Artistët meritojnë më shumë, shprehet Angjela Vasija, bija e parodistit shkodran.
Në Shkodër, njëra prej rrugëve të saj mban emrin “Gjosho Vasija”.