Gjuetia e paligjshme e peshkut / Organizata e Menaxhimit të Peshkimit: E kemi minimizuar këtë fenomen
Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë, ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut.Vetë kreu i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Cinari e pranon një gjë të tillë, por thotë se nga viti në vit ka patur reduktim të gjuetisë së paligjshme e cila ka ardhur duke u minimizuar ndjeshëm. Ai thotë se duhet një punë e madhe për t’a mposhtur njëherë e mirë.
Muajit e e fundit janë bllokuar disa mjete të lundrimit me gjithë pajisjet e tjera ndërsa shtetait kryenin gjueti të paligjshme janë dërguar për ndjekje penale. Drejtuesit e Organizatës së Menaxhim peshkimit shprehen se janë të vendosur që këto aksione nuk do të ndalen ndërkohe që bëjnë të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesit