Gjuetia e paligjshme në liqenin e Shkodrës , peshkatarët: Peshkimi me korrent ka ulur ndjeshëm rezervat e peshkut

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan , është i njohur për shumëllojshmërin e peshkut, por nga viti në vit ai po dëmtohet si shkak i peshkimi të paligjshëm.
Të apasionuarit pas peshkimit me grep tregojnë për dëmin që i është bërë peshkut nga gjuetia e paligjshme.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër e pranon se gjuetia e paligjshme është prezente në liqen.
Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë, ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut