Gjuha dhe kultura në fokusin e studentëve – Takimi i klubeve studentore solli bashkëbisedim dhe reflektim tek pjesëmarrësit

Dy klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” zhvilluan në Bibliotekën Shkencore takimin me temë: “Gjuha dhe kultura në fokusin e të rinjve”.
Studentët u prezantuan me tema të larmishme që lidhen me trashëgiminë e pasur kulturore të Shkodrës, lidhjeve historike me Gjakovën, humorin e pasur shkodran dhe deri tek roli i inteligjencës artificiale në përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës shqipe.
Diskutimet sollën një qasje të pasur mbi gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar duke nxitur reflektim dhe bashkëbisedim të frytshëm mes studentëve.