Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë, takimi pati në fokus çështje të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe

Trajtimi i çështjeve të lidhura ngushtësisht me ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore ishin në fokusin e takimit “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë”. Takimi i zhvilluar në Bibliotekën Shkencore u organizua nga Departamenti i Letërsisë i UNISHK.
Organizatorja Elinda Dibra vë theksin në rëndësinë e promovimit të këtyre vlerave që ka vendi ynë.
Për drejtoren Mimoza Hysa po bëhet një punë e vazhdueshme në botimin dygjuhësh të materialeve për shqiptarët e diasporës.
Në takim ishin të ftuar për të dhënë mendimet e tyre online edhe figura dhe personalitete të shquara akademike.