Categories: Lajme

Gjuha e urrejtjes/ Sociologu Dragoti në “Jetë Shqiptare”: Shkak, mungesa e kulturës

Gjuha e urrejtjes, mëria dhe paragjykimi në shoqëri ka qenë tema e diskutuar në emisionin “Jetë Shqiptare” mes të ftuarve sociologut Edmond Dragoti, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda dhe gazetarja Zhaklin Lekatari.

Dragodi u shpreh se gjuha e urrejtjes është shumë e thjeshtë për shqiptarë dhe e trashëguar nga kultura patriarkale, nga mungesa e kulturës, nga fakti i të qenit të paorganizuar, etj. Stresi, sipas tij, është motivues i jashtëzakonshëm për gjuhën e urrejtjes.

“Gjuha e urrejtjes është shumë e thjeshtë për ne shqiptarët. Ushtrojmë një lloj presioni ndaj tjetrit. Agresiviteti për ne ka qenë mekanizëm mbrojtës, për të mbijetuar në një vend pa të ardhur të sigurta, nën presionin e fqinjëve. Në gjuhë e tillë urrejtje trashëgohet dhe në kulturën patriarkale.

Fakti që jemi të paorganizuar, jemi rastësorë në shumë aspekte. Ne shqiptarët gjenerojmë emocionet pa kufi. Mungesa e kulturës të jep lirinë e shprehjes pa kufi. Pas  ’90 njerëzit ishin të liruar në të gjitha aspektet. Një njeri pa kufi është inekzistent në thelb”, tha Dragoti.

Nga ana e tij, Gajda u shpreh se gjuha e urrejtjes haset si në ambiente private, ashtu dhe në ato publike. Por në lidhje me këto të fundit, përbën problem, tha Gajda, pasi krijon negativitet të shtuar.

Disinformimit, sipas tij, është një prej shkaqeve për gjuhën e urrejtës, ndërsa një rol kyç luan dhe media.

Ku e ndeshim? Në çdo ambient publik. Në të gjithë platformat publike, evente sportive.

Fëmijët marrin dhe nga familjet për të paragjykuar. Ambienti familjar ndihmon në ushqimin e saj.

Haset rëndom si në ambiente private dhe ato publike. Por kjo e fundit përbën problem sepse mund të krijojë negativitet të shtuar. Ne e kemi verbin për të imponuar, jo për të arsyetuar. Disinformimi është një shkak i gjuhës së urrejtjes. Nuk do isha vetëm për aspektin kulturor, shoqëror në tërësi. Sepse gjuha e urrejtjes përdoret dhe nga politikanët”, u shpreh Gajda.

Gazetarja Lekatari u shpreh se mungesa e kulturës, është një prej arsyeve që çon në përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Ajo u shpreh se një rol në “promovimin” e kësaj gjuhe, luan media dhe politikanët.

E ndje veten të dhunuar, jo të pakuptuar. Gjuha e urrejtjes të bën të ndihesh e përdhunuar për herë të dytë. Përplasesh me një lloj naiviteti nga kolegët e tu, duke pasur frikë që dhe ata të përballen me një gjuhë verbale, bëjnë hap pas dhe të lënë të përballesh e vetme.

Indiferenca e shoqërisë, duke parë që pushteti është vertikal, burrave autoritarë, ajo gjëja më e tmerrshme është kur intelektualët nuk bëhen bashkë. Ne nuk gjejmë një platformë të përbashkët për t’u ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Sfida me lirisë së fjalës dhe dhunës. Liria e fjalës nuk është absolute. Mungesa e kulturës është një prej arsyeve. Jam dakord me gjuhën e dhunës që përdoret në institucione. Nëse ti je i shkolluar, nuk do të thotë se je i kulturuar. Përhapja  e gjuhës së urrejtjes bëhet nga vetë media”, tha Lekatari.

RTSH Shkodra

Recent Posts

7 Marsi në Këshillin e Qarkut – Kryetari Edmond Ndou pret mësues arti dhe artistë të spikatur të Shkodrës

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…

23 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH: Kampionati rikthehet të hënën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…

23 hours ago

7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…

23 hours ago

SHBA pritet të mbyllë një duzinë misionesh diplomatike në mbarë botën

Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…

23 hours ago

7 Marsi – Ndahen çmimet për arsimtarët, Rama: Ambicia jonë, të rritim pagën e mësuesve

Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…

23 hours ago

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën, mbështetja për ju prioritet

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…

23 hours ago

This website uses cookies.