“Gjuha jonë sa e mirë”, në Shkodër, në konkursin në nivel ZVA- je, marrin pjesë 43 shkolla
Është përmbyllur konkursi “Gjuha jonë sa e mirë” mes shkollave në nivel vendor në Shkodër. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore, Brisela Kadija, tregon se pjesë e konkursit u bënë 43 shkolla publike dhe jo publike
Sfidë mbetet ruajtja e të njejtit rezultat me vitin e shkuar, ku shkolla “Branko Kadija” në Shkodër fitoi çmimin e parë në nivel kombëtar.
Pas përfundimit të konkursit mes shkollave, fituesit do të konkurojnë në nivel rajonal dhe më pas në konkursin kombëtar.