Ndërsa kanë sjellë shembuj të përdorimit gjuhësor nga media, gjuhëtarët e ftuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Mediave Audiovizive, shkëmbyen me gazetarët problematika të shfaqura.
Në kushtet e një zhvillimi të vrullshëm teknologjik në media, gazetarët propozuan nga ana e tyre vendosjen e filtrave korrigjues të përafërt me ato që pengojnë fjalët sharëse që të publikohen.
“Të shfaqet më tepër sugjerimi për fjalën e duhur, përpara se ato të publikohen atëherë do të kishim ndoshta një situatë më të mirë, jo të kontrolluar, por sugjerim që do të tregonte që me një numër të caktuar gabimesh nuk mund të publikohet” tha gazetarja Entela Komnino.
Nga ana e tij, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa u shpreh se “ka filtra sot për çështet etike, që fjalët ndotëse mund t’i largosh. Kërkohet kujdes institucional, negociim me kompaninë sepse Google është operatori kryesor. Ko është një çështje e rregullueshme”
Një ditë më parë, disa figura të shkencës bënë thirrje publike për të mos lejuar shpërndarjen e informacioneve të paverifikuara përmes personash të vetëquajtur alternativ duke e rindezur një debat të gjerë se “kush duhet të thotë çfarë”.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.