Gjuha standarde shqipe, akademikët: E deformuar në përdorim, kryesisht nga të rinjtë

ali jashari

Gjuha standarde shqipe gjithnjë e më tepër është duke u deformuar në përdorim. Kjo vjen për një sërë arsyesh ku ndër të parën, akademiku Prof. Dr. Ali Jashari rendit ndikimin e gjuhëve të huaja.

Ndonjëherë ja vëmë fajin rrjeteve sociale apo mediave, natyrisht ato kanë mjaftë gabime sidomos përdorimet e fjalëve të huaja. Studentët ndikohen shumë sidomos nga fjalët e huaja, ndikohen shumë nga ndërtime që vijnë nga gjuhë të tjera. Shqipja është një gjuhë që ndryshon sipas mbaresave”, u shpreh Prof.Dr. Ali Jashari, Studiues i Gjuhës Shqipe.

Problemet dhe gabimet fonetike, leksikore, semantike, morfologjike e sintaksore gjejnë hapësirë kudo në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. një tjetër ndikim për këtë fakt, vjen edhe nga programet shkollore.

E keqja vjen pikërisht nga programet shkollore, nga tekstet. Në radhë të parë ka mbingarkesë për moshën e fëmijëve duke i dhënë koncepte të nivelit akademik”, tha Jashari.

Akademiku Jashari thotë se në radhë të parë duhet ndryshuar koncepti i dhënies së njohurive, duke nisur nga ata që bëjnë politikën gjuhësore si edhe mësuesit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.