Një prej rrugëve më të frekuentuara në Shkodër gjatë këtij sezoni mbetet zona muzeale e Gjuhadolit.
Turistë të shumtë e vizitojnë për t’u njohur nga afër me arkitekturën dhe ndërtesat e ngritura mbi 100 vite më parë.
Kjo zonë mbetet unike në Shqipëri sa i përket arkitekturës dhe mënyrës së ndërtimit.
“Kjo është rruga e parë urbanistike në historinë e arkitekturës shqiptare. Është ndërtuar nga arkitekti Kol Idremeno. Ajo ka vlera të patjetërsueshme dekorative, në pjesën e fasadave, me elemente florale, detare, si guaskat. Është një stil Veneto. Ndërhyrjet që u bënë për ta kthyer në pedonale ia kanë shtuar vlerën, sepse është konceptuar si një ansambël i përbashkët arkitekturor,” thotë skulptori dhe restauratori Petrit Bilali.
Kjo zonë muzeale po mban peshën më të madhe të gjallërisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ku lokale të shumta janë të vendosura në këtë rrugë.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.