Gjurmë lëndësh narkotike / Prefektja Angoni: Task- forca i gjeti në afërsi të shkollave në qytet
Me fillim e vitit të ri shkollor, me urdhër të ministrisë së mbrojtjes edhe në Shkodër u ngrit task forca e cila monitoron institucionet shkollore dhe perimetrin e sigurisë.
Në cilësine e drejtueses së task forcës, Prefektja Majlinda Angoni tha se në 3 shkolla që janë hasur problematika kontrollet po vijojnë dhe aty janë instaluar efektivët e sigurisë. Qëllimi është ndalimi I vatrave në afërsi të shkollave ku konsumohët duhan apo lëndë narkotike, si dhe ofrimi i sigurisë duke eleminuar aktet e dhunshme
Bashkive u është lënë detyrë vendosja e kamrave të sigurisë të cilat do të monitorohën vazhdimisht. Në 2 gjimnaze dhe një shkollë 9- vjecare në afërsi të institucioneve shkollore u gjeten gjurmë të lëndëve narkotike, në këto shkolla është përqendruar edhe puna në vijim. Por monitorimi sipas Angonit do të vijojë përgjatë gjithë vitit.