Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Refuzohet ekstradimi në Hagë
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndërsa ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë. Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë, ku Goxhajt iu refuzua kërkesa për lirimin e tij.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, i akuzuar për veprat penale që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.