Gjykata e Apelit ndalon çështjen e ndërhyrjes së Trampit në zgjedhjet në Xhorxha
Gjykata e Apelit të Xhorxhës ndërpreu përkohësisht procedurat për çështjen zgjedhore të vitit 2020 që përfshin ish-Presidentin Donald Tramp (Trump), ndërsa shqyrton vendimin e një gjyqtari gjykues që lejoi Prokurorin e Qarkut Fulton Fani Uillis (Willis) të vazhdojë ndjekjen penale të çështjes.
Qëndrimi i lëshuar nga gjykata vlen vetëm për Tramp dhe tetë të bashkëpandehurit të cilët kërkuan që Uillis dhe zyra e saj të hiqet nga çështja për shkak të një marrëdhënieje romantike që ajo kishte me Nathan Uejd (Nathan Wade), i cili shërbeu si prokuror special.
Një trup gjykues prej tre gjyqtarësh në gjykatën e apelit është vendosur paraprakisht për të dëgjuar argumentet më 4 tetor.
Stiv Sadou (Steve Sadow), avokati kryesor i ekipit ligjor të Trampit në Xhorxha, tha në një deklaratë për shtyp se Gjykata e Apelit “i pezulloi siç duhet të gjitha procedurat kundër Presidentit Tramp në gjykatën e gjyqit”.
Tramp dhe një grup i bashkë-të pandehurve të tij apeluan në muajin mars, vendimin nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Skot Mek Afi (Scott McAfee), që lejoi Uillis të qëndronte në çështje nëse Uejdi jepte dorëheqjen, sikurse bëri.
Tramp dhe tetë të pandehur të tjerë ishin përpjekur të hiqnin Uillis dhe zyrën e saj nga çështja, duke argumentuar se një marrëdhënie romantike që ajo kishte me prokurorin special Ueid, krijoi një konflikt interesi. Mek Afi, në mars zbuloi se nuk ekzistonte asnjë konflikt interesi që do ta detyronte Uillis të largohej nga çështja, por pranoi kërkesën nga Tramp dhe të pandehurit e tjerë, për të apeluar vendimin vendimin e tij nga Gjykata e Apelit e shtetit.
Tramp përballet me 10 akuza në rastin e shantazhit të ngritur nga prokurorët e Qarkut Fulton dhe është deklaruar i pafajshëm.
Aktakuza e kthyer nga një juri e madhe gushtin e kaluar pretendon se Trampi dhe 18 persona të tjerë kanë ngritur një skemë të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxha dhe për të mbajtur Trampin në pushtet. Katër nga të pandehurit e ish-presidentit e kanë pranuar fajësinë pasi kanë arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.
Tramp u dënua javën e kaluar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork, duke e bërë atë ish-presidentin e parë që u shpall fajtor për një krim. Ai dhe avokatët e tij janë zotuar të apelojnë dënimin, duke nisur një proces që mund të marrë muaj ose vite për të arritur një përfundim. Tramp do të dënohet më 11 korrik.