Gjykata e Lartë duket haptazi se do ta lerë Trump në fletëvotim
Pothuajse çdo gjykatës ka bërë pyetje të mprehta, skeptike avokatit që mbron çështjen se përse Trump duhet të hiqet nga fleta e votimit. Madje as të emëruarit nga demokratët nuk i kanë hedhur ‘barkë shpëtimi’.
Avokati Murray argumenton se arsyeja e vetme që Seksioni 3 nuk është shfaqur në 150 vitet e fundit është sepse askush nuk u angazhua në një veprim kaq të rëndë sa ai i 6 janarit.
Gjykatësi Kavanagh ironizoi me këtë, duke vënë në dukje se arsyeja ka më shumë gjasa sepse një gjykatës në 1869 vendosi që vetëm Kongresi mund të krijojë një proces për të hequr zyrtarët dhe se ligji që Kongresi miratoi për ta bërë këtë ka përfunduar.
Kjo mund të jetë një aluzion për një drejtim në të cilin gjykata mund të shkojë në zgjidhjen e çështjes. AP