Gjykata e lartë e OKB-së urdhër Izraelit: Lejo kalimin e ndihmave në Gazë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Izraelin që të lejojë kalimin e ndihmave në Gazë pa asnjë vonesë për të shmangur zinë e bukës, pasi rrethimi i Izraelit po i dënon banorët e Gazës me katastrofë humanitare.
Ndërkohë, bastisja e ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa, në veri të Gazës ka hyrë në ditën e 12-të.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Bassal u bëri thirrje agjencive ndërkombëtare për të shpëtuar palestinezët e bllokuar në spitalin Al-Shifa dhe rreth tij në Gazën veriore.
Nga ana e tyre, forcat izraelite thanë se po kryenin “aktivitete të koordinuara operacionale” në zonën e spitalit.
Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka autorizuar një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim për bisedime mbi lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza.
Një sulm i fundit ajror izraelit vrau të paktën 12 palestinezë, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë, të strehuar brenda një shtëpie në Rafah, në Gazën jugore