Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.
“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne tërësi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykatës se Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” bëhet e ditur në njoftimin për media.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…
Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…
Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…
Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…
Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…
This website uses cookies.