Categories: BotaLajme

Gjykata e Lartë vendos pro Trampit, ish-presidenti: Fitore e madhe për Amerikën

Gjykata e Lartë vendosi një ditë më parë (4 mars) se ish-presidenti amerikan Donald Tramp (Trump) nuk mund të hiqej nga votimi në Kolorado apo ndonjë shtet tjetër.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetet nuk kanë fuqi për të hequr një kandidat, veçanërisht një ish-president nga fleta e votimit dhe kjo e mbështetur në Kushtetutë. Sipas Gjykatës, është Kongresi që mund të zbatojë dispozitën, jo shtetet.

Nocioni se Kushtetuta u jep shteteve frerë më të lirë se Kongresi për të vendosur se si duhet të zbatohet seksioni 3 në lidhje me oficerin federal është thjesht i pabesueshëm,” thuhet në opinionin e panënshkruar të gjykatës.

Ish-presidenti Tramp e përshëndeti vendimin.

Kjo është një fitore e madhe për Amerikën. Shumë, shumë e rëndësishme. Po aq i rëndësishëm për vendin tonë do të jetë edhe vendimi që Gjykata e Lartë do të marrë së shpejti për imunitetin presidencial – pa të cilin posti i presidentit do të bëhej thjesht ceremonial, gjë që është larg asaj që donin themeluesit,” tha Tramp në një deklaratë për “Fox News”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pas padisë së në të cilën pretendohej se Tramp u skualifikua nga detyra për shkak të veprimeve të tij më 6 janar 2021.

Ndikimi i vendimit do të jetë shumë më i gjerë se sa polemika në fjalë në Kolorado. Kjo do të thotë se çdo shtet do të kapërcejë fuqinë e tij duke u përpjekur të rrëzojë Trampin nga fleta e votimit, një pozicion që pothuajse me siguri do të mbyllë padi të ngjashme “kryengritjesh” në të gjithë vendin.

Në këtë kuptim, opinioni i gjykatës ishte një fitore e rëndësishme për Tramp, duke mposhtur një teori ligjore që ka kërcënuar prej muajsh qëndrueshmërinë e tij për një mandat të dytë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.