Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës: Autoritetet shqiptare duhet të ndëshkojnë përgjegjësit

“Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”, deklaron Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Në vendimin e publikuar sot theksohet se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti, njëzëri, se ka pasur dy shkelje të nenit 2 (e drejta për jetën dhe për hetim) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut: ”vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes”.

“Çështja lidhej me vdekjen e bashkëshortit dhe babait të kërkueseve pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë në vitin 2011 gjatë një proteste përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës kishte pasur përballje të dhunshme midis demonstruesve dhe autoriteteve. Kërkuesit pretenduan në veçanti se komandanti i përgjithshëm i Gardës së Republikës, i ngarkuar me mbrojtjen e Kryeministrisë, kishte urdhëruar vartësit e tij të hapnin zjarr ndaj protestuesve. Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i Gardës”, nënvizohet në vendim.

“Kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim, duke përfshirë fshirjen e video regjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë. Këto mangësi ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht. Dhoma gjeti gjithashtu të meta në kornizën ligjore që rregullonte në atë kohë përdorimin e armëve të zjarrit në kontekstin e tubimeve masive, si dhe defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e protestës. Autoritetet vendase nuk dëshmuan se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës që rezultoi në vdekjen e të afërmit të kërkueseve, kishte qenë absolutisht i nevojshëm. Në fakt, vetë Qeveria Shqiptare pranoi se përdorimi i forcës kishte qenë i tepruar”, deklarohet më tej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Trupa gjyqësore vendosi se, sipas nenit 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve)autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së të afërmit të kërkueseve dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, u vranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë në 2011, gjatë protestës paqësore të Partisë Socialiste të cilët janë shpallur nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, “Dëshmorë të Atdheut”.

Vendimi në gjuhën shqipe i Gjykatës së Strasburgut:

Hapja e zjarrit në protestën e vitit 2011 përpara Kryeministrisë

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

22 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

22 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

22 hours ago

This website uses cookies.