Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.
Ky vendim erdhi pasi Gjykata nuk ka legjitimuar Këshillin Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi në korrik të 2023.
Përfaqësuesit ligjorë të Rithemelimit kërkuar që gjykata të vendos pro vullnetit të Këshillit Kombëtar të 27 korrikut që autorizoi një grup deputetësh t’i drejtoheshin kësaj gjykate, duke mos e njohur si kryetar Lulzim Bashën. Vetë PD e Bashës e ka cilësuar më herët këtë vendim si jo legjitim.
Aktualisht PD është e ndarë në dy fraksione ku grupimi i Bashës zotëron vulën e partisë, ndërsa Rithemelimi pjesën më të madhe të demokratëve.
Lidhur me vendimin se kush është kryetar I PD-së, Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim në Apel çështjen pas vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që njohu Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.