Categories: AktualitetLajme

Gjykata Evropiane u jep të drejtë familjeve të viktimave në çështjen Gërdeci

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut zbuloi të martën (7 nëntor) se drejtësia shqiptare nuk ka ndjekur procedurat e duhura për çështjen “Gërdeci”, duke u dhënë të drejtë familjeve të viktimave.

GJEDNJ-ja njoftoi se familjarëve të viktimave të tragjedisë së marsit 2018 nuk u është garantuar pjesëmarrja “efektive” në seancat gjyqësore.

Për më tepër, akuzat penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes [Fatmir Mediu] për shpërdorim detyre janë ende në fuqi dhe pala tjetër nuk ka një vendim final për sa i përket përgjegjësisë së tij më shumë se 14 vjet pas shpërthimit,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Evropiane.

Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe po gjykohet edhe nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Çështja ndaj tij dhe gjykatave shqiptare është ngritur në GJEDNJ nga Zamira dhe Feruzan Durdaj, dy prindërit e 7-vjeçarit Erison Durdaj, i cili humbi jetën nga plagët e marra si pasojë e shpërthimit në depon e çarmatimit të municioneve luftarake.

Gjykata Evropiane ka urdhëruar shtetin shqiptar që të zhdëmtojë me 12 mijë euro Zamira dhe Feruzan Durdaj dhe me 10 mijë euro familjarët e tjerë që janë pjesë e padisë së ngritur.

Më 15 mars 2008 mbetën të vrarë 26 persona dhe rreth 300 njerëz u plagosën. Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan edhe qindra shtëpi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

16 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.