Categories: BotaLajme

Gjykata i anulon Elon Muskut pagesën miliardadollarëshe, e bëri një nga më të pasurit në botë

Një gjykatës në shtetin amerikan të Delauerit ka anuluar pagesën prej 55.8 miliardë dollarë që biznesmeni Elon Musk kishte rënë dakord për të përfituar në vitin 2018 nga kompania e tij e makinave elektrike, “Tesla”.

Padia u ngrit nga njëri prej aksionerëve, i cili argumentoi se vlera e pagës ishte e tepruar.

Gjykatësja Katalin Mak-Morik (Kathaleen McCormick) e quajti kompensimin “një shumë të pamatshme” që nuk ishte e drejtë për aksionarët dhe tha se procesi që çoi në miratimin e paketës ishte “thellësisht i gabuar”. Ajo vendosi që kontrata të anulohej.

Marrëveshja e pagave, e vendosur në vitin 2018, ishte më e madhja ndonjëherë në historinë e korporatave amerikane, duke ndihmuar për ta bërë Musk njeriun më të pasur në botë. Bloomberg dhe Forbes vlerësuan se pasuria e tij neto ishte midis 198 miliardë dollarë dhe 220 miliardë dollarë në nëntor 2023.

Por aksioneri i Tesla-s, Riçard Torneta (Richard Tornetta) nisi veprime ligjore duke kërkuar që pagesa të anulohej, duke argumentuar se manjati ishte paguar më shumë. Pas vitesh argumentesh ligjore, një gjyq njëjavor filloi në nëntor 2022, ku drejtorët e Tesla-s argumentuan se çmimi i pagave të larta ishte krijuar për të siguruar që Musku, një nga sipërmarrësit më dinamikë në botë të vazhdonte t’i kushtonte vëmendjen e tij kompanisë.

Por në vendimin e saj prej 201 faqesh, gjyqtarja Mak-Kormick tha se drejtorët e Tesla-s ishin “përfshirë nga retorika” që rrethonte apelin e Musk.

Për më tepër, Musku kishte “lidhje të gjera” me zyrtarët e Tesla-s të ngarkuar me negocimin e pagës. Ajo përmendi marrëdhënien e tij 15-vjeçare me kryetaren e komitetit të kompensimit, Ira Ehrenpreis.

Musk gjithashtu kishte marrëdhënie biznesi me një anëtar tjetër të komitetit të kompensimit Antonio Gracia që daton më shumë se 20 vjet më parë, tha gjykatësi.

Pas vendimit, aksionet në Tesla u ulën me rreth 2.5% në Nju-Jork. Ata kanë humbur më shumë se 20% të vlerës së tyre deri më tani këtë vit.

Përveçse është shefi ekzekutiv dhe aksionari kryesor i Tesla-s, Musku zotëron gjithashtu disa kompani të tjera duke përfshirë platformën e mediave sociale X, kompaninë e raketave SpaceX dhe firmën e çipave të trurit Neuralink.

Pasi shiti një pjesë të madhe të aksioneve të tij në Tesla për të blerë X, Musku aktualisht zotëron rreth 13% të prodhuesit të makinave elektrike.

Kur Tesla paraqiti paketën origjinale të pagave 10-vjeçare të Muskut në 2018, ajo tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut. Disa grupe këshillimore të aksionarëve rekomanduan votën kundër planit, duke thënë se ishte tepër bujar.

Sipas firmës kërkimore “Equilar”, paketa ishte gjashtë herë më e madhe se pagat e 200 kryeshefave ekzekutivë të Amerikës së bashku në vitin 2021./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

19 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

19 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

19 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

20 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

20 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

20 hours ago

This website uses cookies.