Gjykata i jep të drejtë Superligës: UEFA dhe FIFA kanë shkelur rregullat
Dita e gjykimit erdhi dhe vendimi ka tronditur themelet e futbollit ndërkombëtar. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian i ka dhënë të drejtë Superligës, që kishte apeluar kundër monopolit që kishte UEFA dhe FIFA për zhvillimin e kompeticioneve.
Sipas Gjykatës, ekziston një abuzim pushteti nga ana e dy organizatave madhore të futbollit kontinental dhe botëror, që ushtrojnë monopol në këtë sektor. Optimizmi që kishte në prag të fillimit të seancës “A22”, shoqëria që synon të zhvillojë projektin e ri, tashmë është justifikuar nga ky vendim.
“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s mbi turnetë futbollistikë, siç është Superliga, janë kundër të drejtës së Bashkimit Europian dhe kundër të drejtës së konkurencës dhe ofrimit të shërbimeve. FIFA dhe UEFA po abuzojnë ”, shkruhet mes të tjerash në vendimin e gjykatës.
Pasojate e këtij vendimi mund të dobësojnë ndjeshëm ndikimin e UEFA-s, nëse fillon që të marrë jetë projekti Superliga, që mund të hapë një menaxhim të ri në nivel organizimi të turneve ndërkombëtarë.
Vendimi përfundmitar që mund të ndryshojë historinë e futbollit që njohim pritet me padurim nga UEFA, FIFA, federatat kombëtare, por edhe klubet e A22, që synojnë të krijojnë Superligën, një turne ku do të marrin pjesë klubet më të rëndësishme të futbollit europian.