Categories: AktualitetLajme

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr kryesinë e radhës së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, Sandër Beci, gjyqtar, si dhe Vilma Premti, drejtore e kabinetit, mori pjesë në Kongresin e XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane me temë “Format dhe kufizimet e vetëpërmbajtjes gjyqësore: përvoja e gjykatave kushtetuese”, i cili u zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 22 – 23 maj 2024, nën kryesinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Moldavisë.

Në Kongres merrnin pjesë kryetarë dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, anëtarë të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, përfaqësues të tjerë të rëndësishëm, si Siofra O’Leary, Kryetare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Claire Bazy Malaurie, Kryetare e Komisionit të Venecies, si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit në Republikën e Moldavisë.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane që prej vitit 2002 dhe ka marrë pjesë rregullisht në kongreset dhe veprimtaritë e organizuara në kuadër të kësaj anëtarësie. Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është themeluar në vitin 1972 dhe bashkon në gjirin e vet rreth 40 gjykata dhe institucione kushtetuese ekuivalente. Qëllimi i krijimit të saj ka qenë promovimi dhe shkëmbimi i informacionit mes anëtarëve të saj rreth çështjeve që lidhen me metodat dhe praktikat e kontrollit kushtetues, si dhe ndarja e përvojave dhe opinioneve për problemet institucionale, strukturore dhe praktike në fushën e së drejtës kushtetuese dhe atë publike.

Në kuadër të punimeve të Kongresit të XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane është mbledhur një prej organeve të Konferencës – Rrethi i Kryetarëve – i cili ka marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të kësaj Konference. Duke qenë se nuk u arrit të merrej numri i nevojshëm i votave për miratimin e kësaj kërkese, Rrethi i Kryetarëve ka vendosur ngritjen e një komiteti, pjesë e të cilit është edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, i cili do të përgatisë materialet e nevojshme për rishqyrtimin e kësaj kërkese në kuadër të takimit të ardhshëm të Rrethit të Kryetarëve. Po ashtu, Rrethi i Kryetarëve ka miratuar me shumicë të cilësuar votash kandidaturën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të qenë gjykata kryesuese e kësaj konference për tri vitet e ardhshme dhe gjykata organizatore e Kongresit të XX të saj në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

9 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

10 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

10 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

10 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

10 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

10 hours ago

This website uses cookies.