Gjykata lë në burg 15- vjeçarin, i mituri në gjendje shoku, nuk flet gjatë seancës

Gjykata e shkallës së parë juridikisoni Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15 vjeçarin K. K i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen të bashkëmoshatarit të tij E, GJ. I mituri Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.

Seanca u mbajt me dyer te mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës qëndronin  familjarët e autorit të ngjarjes. Vetë 15- vjeçari ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa nuk ka folur para gjykatës. Psikologu ka deklaruar se ai është në gjendje të rënduar psikologjike duke e konsideruar në gjendje shoku.

Prokurori Ndriçim Halili ka kërkuar masën me burg, teksa mbrojtja ka kërkuar që të merret masa e cila gjykon interesin me të lartë në shërbim të të miturit dhe gjendjes së tij psikologjike. I mituri pritet të dërgohet pranë qendrës së riedukimit në Kavajë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.