Categories: LajmeKronikë

Gjykata lë në burg Ermir Lucajn, qëlloi me armë të riun se i ngacmoi të dashurën në  plazhin e Tales

Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku, mesditen e së dielës në plazhin e Tales në Lezhë, do të qëndrojë në burg pa afat. Ermir Lucaj u njoh këtë të mërkurë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, përmes avokatit mbrojtjes 30-vjeçari ka pretenduar se është provokuar nga Alfred Marku dhe ka marrë armën e zjarrit për ta trembur e jo për të qëlluar në drejtim të tij. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëbajtja pa leje”. Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 në bregdetin e Tales në Lezhë, teksa dy të rinjtë debatuan fillimisht me njëri – tjetrin e më pas autori mori pistoletën dhe qëlloi Alfred Markun. Autori u prangos disa orë pas ngjarjes, ndërsa nga hetimet rezultoi se plagosja ndodhi për motive xhelozie, pasi i plagosuri i kishte ngacmuar të dashurën autorit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

13 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

13 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

13 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

13 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

13 hours ago

This website uses cookies.