Categories: BotaLajme

Gjykata Ndërkombëtare i kërkoi të shmangë gjenocidin, Netanjahu: Do luftojmë për fitore!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi të premten Izraelin të ndalë veprimet ushtarake, të cilat mund të shkojnë në kufijtë e gjenocidit në Gazë.

Afrika e Jugut kishte kërkuar nga GJND-ja që Izraeli të dënohet për gjenocid ndaj palestinezëve të Gazës, nga të cilët mbi 26 mijë kanë mbetur të vrarë prej 7 tetorit, kur militantët e Hamasit u ngritën në revoltë për “padrejtësitë” e Tel-Avivit.

Gjykata tha se nuk ka një vendim final nëse hakmarrja e Izraelit ndaj Hamasit dhe viktimat e luftës mund të përkufizohen si gjenocid, por renditi një sërë pikash të cilave Izraeli duhet t’u përmbahet për të mirën e palestinezëve të pafajshëm.

15 vota me 2: Shteti i Izraelit duhet, në përputhje me detyrimet nga Konventa për ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit, në lidhje me palestinezët në Gazë të marrë të gjitha masat që mundet të parandalojë marrjen e të gjitha akteve që parashikon neni 2 i Konventës, veçanërisht: a) vrasjen e pjesëtarëve të grupit; b) shkakton dhunë serioze fizike ose mendore te pjesëtarët e grupit; c) shkaktimin me qëllim ndaj grupit metoda që qëllimisht kërkojnë shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht; dhe d) imponimin e masave që synojnë të parandalojnë lindjet brenda grupit.

15 vota me 2: Shteti i Izraelit duhet të sigurojë menjëherë që ushtria të mos kryejë asnjë nga aktet e cituara më sipër.

16 vota me 1: Shteti i Izraelit duhet të marrë të gjitha masat në fuqinë e vet për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjet direkte dhe publike për të kryer gjenocid në lidhje me pjesëtarët e grupit palestinez në Rripin e Gazës.

16 vota me 1: Shteti i Izraelit duhet të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për të garantuar dhënien e masave të nevojshme dhe urgjente, të shërbimeve bazike dhe ndihmës humanitare për të adresuar kushtet e këqija të jetesës që hasin palestinezët në Rripin e Gazës.

15 vota me 2: Shteti i Izraelit duhet të marrë masa efektive për të parandaluar shkatërrimin dhe për të garantuar ruajtjen e provave që lidhen me pretendimet për akte që parashikon Neni 2 dhe 3 i Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit kundër pjesëtarëve të grupit palestinez në Rripin e Gazës.

15 vota me 2: Shteti i Izraelit duhet t’i raportojë Gjykatës të gjitha masat që janë marrë për të zbatuar këtë urdhër një muaj nga nxjerrja e urdhrit,” argumentoi kryetarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Joan E. Donoge (o. Donoghue).

Në reagimin e tij të parë, kryeministri Benjamin Netanjahu refuzoi atë që e quajti “tentativë” për t’i mohuar vendit të tij të drejtën për t’u mbrojtur. Ai tha se do e vazhdojë betejën me Hamasin.

Zotimi i Izraelit për të respektuar ligjin ndërkombëtar është i palëkundur. Po aq i palëkundur është zotimi ynë i shenjtë për të vazhduar mbrojtjen e vendit dhe popullit tonë. Tentativa e papranueshme për t’i mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është diskriminim i pastër kundër shtetit hebre, ndaj u rrëzua me të drejtë. Akuza për gjenocid ndaj Izraelit nuk është vetëm false, por është e papranueshme dhe njerëzit normalë duhet ta refuzojnë. Lufta e Izraelit është kundër terroristëve, jo kundër civilëve palestinezë,” deklaroi kryeministri izraelit.

Reagimet nga Hamasi, Afrika e Jugut

Pala në luftë me Izraelin, Hamasi, e përgëzoi vendimin e GJND-së si “një zhvillim i rëndësishëm që kontribuon në izolimin e Izraelit dhe ekspozimin e krimeve të tij në Gazë,” tha zyrtari i lartë i grupit, Sami Abu Zuhri. “Ne bëjmë thirrje që pushtuesi të detyrohet t’i përmbahet vendimeve të gjykatës,” shtoi ai.

Për Afrikën e Jugut, si palë paditëse, vendimi i GJND-së ishte një “fitore historike”.

Ndërsa ministri izraelit për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, e qortoi qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare, duke e akuzuar trupën gjykuese për “antisemitizëm”.

Vendimi i gjykatës antisemite në Hagë provon atë që dihej: Kjo gjykatë nuk kërkon drejtësinë, por persekutimin e popullit hebre. Ata heshtën gjatë holokaustit dhe sot vazhdojnë me hipokrizinë duke e bërë edhe më keq. Vendimet që rrezikojnë ekzistencën e Shtetit të Izraelit nuk duhen marrë parasysh,” shtoi Ben Gvir.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…

2 minutes ago

Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…

4 minutes ago

“Paketa e Maleve”, Rama: Së shpejti shpallim një mbështetje të re financiare

Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…

7 minutes ago

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

22 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

22 hours ago

This website uses cookies.