Categories: LajmePolitikë

Gjykata rrëzoi ligjin për komisionet, Bardhi: Asnjë surprizë, Presidenti u bë ushtar i Ramës

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, thotë se shumica socialiste edhe një herë është ndalur nga Gjykata Kushtetuese në tentativat e saj për të bllokuar opozitën.

Kushtetuesja vendosi një ditë më parë të rrëzojë ndryshimet e Partisë Socialiste në ligjin për komisionet hetimore, duke argumentuar se “pamundëson të drejtën e pakicës parlamentare” për të kryer kontrollin e Parlamentit, nga i cili “merr legjitimitet edhe vetë qeverisja”.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të gjitha dispozitave të kundërshtuara që në nisje nga ana jonë dhe të propozuara nga një deputete njëpërdorimshe në Ligjin për Komisionin Hetimor, nuk përbën asnjë surprizë, sepse antikushtetutshmëria ishte ulëritëse,” reagoi z. Bardhi përmes një deklarate për shtyp.

Deputeti demokrat drejtoi akuza edhe ndaj presidentit Bajram Begaj. Ai e konsideroi kreun e shtetit “ushtar” të shumicës, që i dha firmën “ligjit antikushtetues dhe antidemokratik” për komisionet hetimore.

Në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që t’i qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi t’i qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësisht, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke gjetur në antikushtetutshmëri dyshen Rama-Begaj,” deklaroi z. Bardhi.

Vjeshtën e kaluar, kërkesat e vazhdueshme të opozitës për të hetuar çështje të ndryshme parlamentare u rrëzuan pa debat në sallë e Kuvendit. Partia Socialiste u shpreh atëkohë se ligji i ndryshuar kishte për qëllim të disiplinonte punën e komisioneve mes protestave të deputetëve opozitare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

26 minutes ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

28 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

30 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

33 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

34 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.