Gjykata rrëzon kërkesën e ish- zv. Kryeministrit Ahmetaj, llogaritë bankare mbeten të sekuestruara
Edhe pse në arrati, ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj vijon përballjen me drejtësinë shqiptare. Nëpërmjet avokatëve, ai i kërkoi Gjykatës së Posaçme të heqë sekuestron preventive të një llogarie bankare, kërkesë kjo e cila u rrëzua këtë të martë (26 shtator) nga gjyqtari Erjon Bani.
Më herët, SPAK vuri në sekuestro preventive 6 pasuri, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare ne emër të Ahmetajt.
Ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria pak para se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij i akuzuar për korrupsion e pastrim parash në dosjen e inceneratorëve.
Avokatët deklaruan se Ahmetaj ndodhet në Angli, por kjo mbetet e pa konfirmuar.