Gjykata Supreme në SHBA vë në zbatim kodin e sjelljes për anëtarët e saj
Gjykata supreme e shteteve të bashkuara ka publikuar kodin e sjelljes për nëntë anëtarët e saj, e para herë kjo që gjykata më e lartë e vendit vendos rregulla etike në historinë e saj.
Kodi i sjelljes, një document me nëntë faqe, vjen pasi organi më i fuqishëm ligjor në Amerikë është nën shqyrtim pas lajmeve të publikuara së fundi se disa nga anëtarët e tij kanë marrë dhurata në disa raste.
E ndërsa gjyqtarët federal të gjykatave të shkallëve më të ulëta iu është dashur të zbatojnë një kod etik që në 1973-in, kjo është hera e parë që gjykata më e lartë e vendit pëcakton rregullat e saj të sjelljes.
Në një paragraph në fillim të dokumentit, gjyqtarët u shprehën se prej kohësh kanë zbatuar rregullat e pashkruar të etikës përfshi edhe kodin e gjykatave të shkallëve më ë ulëta, por mungesa e rregullave të shkruara ka cuar në një keqkuptim se gjyqtarët e shihnin veten si të pakufizar nga ndonjë rregull etike.
Kodi ndërkohë nuk është i detyrueshëm të bazohet, dhe gjyqtarët kanë të drejtë të zgjedhenin nëse do t’i përmbahen ose jo rregullave dhe parimeve të tij.