Shoqata e gjykatësve kërcënon se do ta padisë Gjykatën Kushtetuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi ajo hodhi poshtë iniciativën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit që muaj më parë uli koeficientin e pagave të gjykatësve.
Sipas tyre, fakti që ligji për uljen e koeficientit të rrogave të gjykatësve u miratua në fund të shkurtit dhe do të vlente nga fillimi i muajit, është shkelje e rendit juridik.
“Refuzimi i iniciativës për anulimin e dispozitave të Ligjit për pagat e gjyqtarëve, i cili u miratua më 29 shkurt 2024, dhe fillon të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 shkurti 2024, është skandaloz, i papranueshëm dhe në fakt rrëzon sistemin juridik të vendi. Ky vendim është jashtëzakonisht i rrezikshëm për sistemin juridik, sepse lejon zbatimin retroaktiv të ligjeve, pa përjashtime.
Në këtë kuptim, në të ardhmen do të mund të bëheshin manipulime dhe keqpërdorime të shumta në zbatimin e ligjeve që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e të gjithë qytetarëve, dhe njëkohësisht do të krijohej pasiguri juridike në dhënien e drejtësisë, e cila është në kundërshtim me detyrimet e marra ndërkombëtare të shtetit”, thonë nga Shoqata e gjykatësve.
Më 15 maj, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos fillojë procedurë për Ligjin për ndryshimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe për ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Nga Shoqata e gjykatësve dhe Këshilli gjyqësor atëherë thanë se ligjvënësi bëri një ndërhyrje antikushtetuese dhe të paligjshme në autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit përmes uljes së paligjshme të pagave. Kushtetuesja tha atëherë se janë të papranueshme dhe të pabaza pretendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Shoqatës së Gjyqtarëve se ulja e koeficientit për llogaritjen e pagave të tyre po kërcënon pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit. Gjykata vendosi se ulja e koeficientëve me 13 për qind është bërë me ligj, që është në kompetencë të Kuvendit.
Tani nga Gjykata Kushtetuese thonë se vendimi i tyre është i prerë.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të ekzekutueshme. Gjykata vendosi për nismën në fjalë, por një pjesë e reagimit të Shoqatës së Gjyqtarëve nuk korrespondon me kulturën kushtetuese, ligjore dhe gjyqësore, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për rikthimin e reputacionit dhe besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë dhe në përgjithësi në institucionet e sistemit”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Kuvendi, pas një sërë reagimesh në opinion, në fillim të vitit uli koeficientët për llogaritjen e të gjitha pagave zyrtare, përfshirë edhe të gjykatësve
Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…
Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…
Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…
Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…
Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…
This website uses cookies.