Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, thirret sot dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të vijojë edhe ditën e sotme gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ditën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin Ë04489 në këtë gjykim.
Në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka kërkuar që të kalohet në seancë private.
Gjatë kësaj jave pritet të mbahen tre seanca në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Sipas aktakuzës, krimet janë kryer prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, në Kukës si dhe në Cahan, të veriu të Shqipërisë.
Më 17 janar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.