Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shkruan se ndihet e vlerësuar për këtë pozicion që i kanë dhënë.
Si numri dy i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Gjylameti shprehet se së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojnë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë. Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Gjylameti.
Me marrjen e kësaj detyre të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndër të tjera thekson deputetja socialiste, “ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE”.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.