Categories: BotaLajme

Gjyqi kundër Trampit drejt mbylljes, çfarë do të ndodhte po të dënohej

Avokatët e ish-presidentit amerikan, Donald Tramp (o. Trump), kanë dhënë argumentet përmbyllëse në gjyqin kundër republikanit, ku ai akuzohet për falsifikim bilancesh financiare dhe mitëdhënie.

Salla e gjyqit në Manhatan nga e mërkura do i lihet e lirë jurisë së gjykatës, e cila duhet të vendosë unanimisht për dënimin ose faljen e tij.

Vetë ish-presidenti 77-vjeçar është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se pak para zgjedhjeve të vitit 2016 ai i pagoi 130 mijë dollarë avokatit të tij Majkëll Kohen (o. Michael Cohen). Pagesa u hoq joligjërisht nga bilancet financiare të biznesit të z. Tramp dhe ishte për t’i shlyer pagesën që i kishte bërë aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels (o. Stormy), e cila nuk duhej të dëshmonte për një lidhje të dyshuar seksuale jashtëmartesore mes saj dhe ish-presidentit.

Akuzat kundër Trampit mund të dënohen me deri katër vite burg ose me shërbim prove, që do të ishte rasti i parë për një president amerikan.

Por duke mos qenë një krim i dhunshëm, ish-presidenti republikan mund ta shmangë burgun. Ai do ketë 30 ditë kohë për të nisur apelimin e dënimit, por procesi më tej me gjasë do të zgjaste përtej 5 nëntorit, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Në argumentet e tij, avokati i ish-presidentit, Tod Blansh (o. Tod Blanche) dha 10 arsye pse juria nuk duhet ta dënojë atë. Sipas tij, kryesorja është që dëshmitari qendror i prokurorëve, ish-avokati Kohen, nuk është për t’u besuar në ato që ka thënë. Gjatë dëshmisë më 13 maj të këtij, z. Kohen tha se pagesën për aktoren ia kishte kërkuar vetë z. Tramp.

Koheni dërgoi faturat për rimbursimin e pagesave, jo Trampi. Nuk ka prova se z. Tramp ishte në dijeni të pagesave dhe prokuroria i ka manipuluar ato. Në fund fare, nuk ka pasur falsifikim të bilanceve të biznesit dhe çdo provë që tregon të kundërtën është e gabuar,” tha Blansh. /WPDN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago