Gjyqi ndaj Asanzh ne Britani – Themeluesi i WikiLeaks bën përpjekjen e fundit kundër ekstradimit në SHBA
“Julian Asanzh është një i burgosur politik dhe jeta e tij është në rrezik. Ajo që i ndodhi Navalnit mund t’i ndodhë edhe atij.” Kështu u shpreh bashkëshortja e themeluesit të Ukiliks jashtë Gjykatës së Lartë në Britani. “Ai ka nevojë të jetë i lirë ndërsa ne të gjithë kemi nevojë për të vërtetën”, – u shpreh ajo para mbështetësve të mbledhur jashtë gjykatës në Londër që kërkonin lirimin e tij. Julian Asanzh mungoi në seancën që nisi të martën mbi apelimin përfundimtar kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. Ekipi i tij ligjor tha se 52-vjeçari ndihej keq dhe nuk mund të merrte pjesë as fizikisht dhe as online në seancë. Avokatët kërkojnë që Asanzhit t’i lejohet një apelim i plotë, i cili nëse refuzohet, themeluesi i Uikiliks mund t’u dorëzohet autoriteteve amerikane brenda disa javësh. Uashingtoni kërkon ekstradimin e australianit pasi e akuzon për publikimin e dosjeve sekrete ushtarake dhe diplomatike nga Uikiliks në vitin 2010 në lidhje me luftërat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Në SHBA ai përballet me një dënim prej 175 vitesh burg. Megjithatë ekipi i tij ligjor ka paralajmëruar se do të apelojë çështjen në gjykatat evropiane. Julian Asanzh që nga viti 2019 mbahet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër. Ai u arrestua pasi kaloi 7 vjet i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Britani.
Gruaja e Asanzh, Stella, mbërrin në Gjykatën e Lartë të Londrës përpara apelit kundër ekstradimit në SHBA Protesta jashtë gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar përpara apelit përfundimtar të Asanzh kundër ekstradimit të SHBA Mbështetësit e Asanzh ‘jo optimistë’ përpara apelit përfundimtar kundër ekstradimit të SHBA.
Seancë dëgjimore për apelimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Londër. Ai aktualisht po mbahet në një burg britanik. Në seancën dyditore, ekipi i tij do të argumentojë se atij duhet t’i lejohet një apel i plotë. Nëse refuzohet, Asanzh mund t’u dorëzohet autoriteteve amerikane brenda disa javësh.
Duke iu drejtuar një turme mbështetësish jashtë gjykatës, gruaja e tij Stella dha një deklaratë të shkurtër para një turme protestuesish duke brohoritur “Lironi Julian Asanzh!”.