Categories: BotaLajme

Gjyqi ndaj Asanzh ne Britani – Themeluesi i WikiLeaks bën përpjekjen e fundit kundër ekstradimit në SHBA

“Julian Asanzh është një i burgosur politik dhe jeta e tij është në rrezik. Ajo që i ndodhi Navalnit mund t’i ndodhë edhe atij.” Kështu u shpreh bashkëshortja e themeluesit të Ukiliks jashtë Gjykatës së Lartë në Britani. “Ai ka nevojë të jetë i lirë ndërsa ne të gjithë kemi nevojë për të vërtetën”, – u shpreh ajo para mbështetësve të mbledhur jashtë gjykatës në Londër që kërkonin lirimin e tij. Julian Asanzh mungoi në seancën që nisi të martën mbi apelimin përfundimtar kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. Ekipi i tij ligjor tha se 52-vjeçari ndihej keq dhe nuk mund të merrte pjesë as fizikisht dhe as online në seancë.  Avokatët kërkojnë që Asanzhit t’i lejohet një apelim i plotë, i cili nëse refuzohet, themeluesi i Uikiliks mund t’u dorëzohet autoriteteve amerikane brenda disa javësh. Uashingtoni kërkon ekstradimin e australianit pasi e akuzon për publikimin e dosjeve sekrete ushtarake dhe diplomatike nga Uikiliks në vitin 2010 në lidhje me luftërat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Në SHBA ai përballet me një dënim prej 175 vitesh burg. Megjithatë ekipi i tij ligjor ka paralajmëruar se do të apelojë çështjen në gjykatat evropiane. Julian Asanzh që nga viti 2019 mbahet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër. Ai u arrestua pasi kaloi 7 vjet i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Britani.

Gruaja e Asanzh, Stella, mbërrin në Gjykatën e Lartë të Londrës përpara apelit kundër ekstradimit në SHBA Protesta jashtë gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar përpara apelit përfundimtar të Asanzh kundër ekstradimit të SHBA Mbështetësit e Asanzh ‘jo optimistë’ përpara apelit përfundimtar kundër ekstradimit të SHBA.

Seancë dëgjimore për apelimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Londër. Ai aktualisht po mbahet në një burg britanik. Në seancën dyditore, ekipi i tij do të argumentojë se atij duhet t’i lejohet një apel i plotë. Nëse refuzohet, Asanzh mund t’u dorëzohet autoriteteve amerikane brenda disa javësh.

Duke iu drejtuar një turme mbështetësish jashtë gjykatës, gruaja e tij Stella dha një deklaratë të shkurtër para një turme protestuesish duke brohoritur “Lironi Julian Asanzh!”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

14 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

14 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

14 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

14 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

14 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

15 hours ago

This website uses cookies.