Gjyqi ndaj Donald Tramp, pritet të dëshmojnë edhe fëmijët e tij
Ish-presidenti Donald Tramp (Donald Trump) ka mbërritur në gjykatën e New York-ut ku pritet të dëshmojnë edhe fëmijët e tij.
Në procesin ndaj Tramp janë 28 dëshmitarë që Prokurorja e Përgjithshme Letitia Xhejms mund të thërrasë për të dëshmuar për rastin e Donald Tramp.
Ndërkaq, mund të thirren për të dëshmuar edhe vajzën e Trump, Ivanka dhe ish-avokati i tij Majkëll Kohen.
41-vjeçarja Ivanka Trump shërbeu si drejtuese e lartë në organizatën e babait të saj dhe ishte këshilltare e lartë gjatë presidencës së Tramp.
Ndërkaq, Kohen ka dëshmuar më parë kundër ish-presidentit në të ashtuquajturin rasti “hush Money”.
Tre të pandehurit, Tramp dhe dy djemtë e tij, do të thirren për të dëshmuar.
Nga ana tjetër, Alen Veisbelberg (Allen Weisselberg), ish-shefi financiar i Organizatës së Tramp, është gjithashtu në listën e 28 dëshmitarëve.
Ndërkohë, ekipi i Tramp ka siguruar një listë me 127 dëshmitarë.
Me të gjitha çështjet ligjore që vërtiten mbi Trumpin, ka pasur një apel të vazhdueshëm nga kundërshtarët e tij, duke përfshirë edhe disa brenda Partisë së tij Republikane, që ai të mos kandidojë për presidencën vitin e ardhshëm.
Por Gjykata e Lartë e SHBA-së ka refuzuar çështjen e paraqitur nga kundërshtari i Trump brenda partisë së tij, kandidati republikan presidencial Xhon Antoni Kastro, që Trump të skualifikohet sipas një dispozite kushtetuese që ndalon këdo që “angazhohet në kryengritje ose rebelim” teksa ushtron detyrën, transmeton Al Jazeera.
Një gjykatë e shkallës më të ulët kishte gjetur më parë se Kastros i mungonte dispozita ligjore për ta çuar çështjen përpara dhe Gjykata e Lartë e hodhi poshtë ankesën e tij.