Gjyqi ndaj Tramp, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Gjykatëseve që po drejtojnë gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, i ju kërkua nga avokatet e ish presidentit Donald Tramp,(o. Trump) të ndalojnë kalimin e çështjes tek juria si dhe të rrëzojnë akuzat pasi prokurorët te përfundojnë paraqitjen e provave.
Gjyqi nis sot, me vazhdimin e dëshmisë nga Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë për të sulmuar besueshmërinë e ish-avokatit të zotit Tramp, Michael Cohen, të cilin mbrojtja e ka portretizuar si një gënjeshtar të fiksuar tek mediat, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish Presidentit Tramp.
Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin madje avokati Blanche iu lut gjykatësit që “të mos e lejojë këtë çështje t’i shkojë jurisë duke u mbështetur në dëshminë e ish avokatit Cohen”.
Kërkesa e avokatëve mbrojtës të ish presidentit Tramp erdhi pas një skene kaotike, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.
Zoti Castello, ish prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se i Cohen i kishte thënë atij se zoti Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.