Categories: BotaLajme

Gjyqi ndaj Tramp, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat

Gjykatëseve që po drejtojnë gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, i ju kërkua nga avokatet e ish presidentit Donald Tramp,(o. Trump) të ndalojnë kalimin e çështjes tek juria si dhe të rrëzojnë akuzat pasi prokurorët te përfundojnë paraqitjen e provave.

Gjyqi nis sot, me vazhdimin e dëshmisë nga Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë për të sulmuar besueshmërinë e ish-avokatit të zotit Tramp, Michael Cohen, të cilin mbrojtja e ka portretizuar  si një gënjeshtar të fiksuar tek mediat, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish Presidentit Tramp.

Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin madje avokati Blanche iu lut gjykatësit që “të mos e lejojë këtë çështje t’i shkojë jurisë duke u mbështetur në dëshminë e ish avokatit  Cohen”.

Kërkesa e avokatëve mbrojtës të ish presidentit Tramp erdhi pas një skene kaotike, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.

Zoti Castello, ish prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se  i Cohen i kishte thënë atij se zoti Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

2 hours ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

2 hours ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

2 hours ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

2 hours ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

2 hours ago

This website uses cookies.