Gjyqi ndaj Trump, avokatët e ish-presidentit vunë në dyshim dëshmitë e ish-avokatit 

Java e pestë e gjyqit penal të Donald Trump në Nju Jork përfundoi ashtu siç filloi me ish-avokatin e ish-presidentit amerikan. 

Majkëll Kohen, dëshmitari kryesor në çështjen kundër Trump, u mor në pyetje nga prokurorët në Manhatan përpara se avokati mbrojtës i Tramp, Tod Blansh ta sulmonte gjatës seancës së pyetjeve. Blansh u përpoq të krijonte idenë se Kohen ishte  një njeri të cilit nuk mund t’i besohej. Përmes pyetjeve të shumta, avokati i Trump e detyroi Kohen të pranonte gënjeshtra të shumta të mëparshme, duke përfshirë disa që i kishte thënë për mbrojtur familjen e tij dhe jo Tramp. 

Pas seancës, shumë ekspertë thanë se mbrojtja kishte arritur të cenonte besueshmërinë e ish-avokatit të Trump si dëshmitar. Avokati Blansh u përpoq t’i tregojë jurisë se Kohen, i cili nga mik besnik, u kthye kundër ish Presidentit, ishte motivuar edhe nga hakmarrja, pasi ky i fundit nuk e emëroi atë në një pozicion të lartë në administratën amerikane në kohën që ishte President. 

Pas seancës Donald Trump u shfaq i lumtur duke e quajtur ditën e dëshmisë së ish-avokatit të tij, interesante. “Çështja ndaj meje nuk duhet të kishte nisur kurrë. Nuk ka asnjë ligj kundër sigurimit të një marrëveshjeje për të mos u zbuluar. Të gjithë mund të bëjnë një marrëveshje të tillë për arsye të ndryshme” tha Tramp. 

Ende nuk dihet nëse vetë Trump do të dëshmojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. 

Majkëll Kohen është dëshmitari i 19-të dhe i fundit i prokurorisë kundër Trump në gjyqin e parë penal ndaj një presidenti amerikan. Ai akuzohet e ka fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur Stormi Daniels pak përpara zgjedhjeve të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj për një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me Trump.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.