Janë zgjedhur më në fund 12 anëtarët e jurisë që do të vendosin nëse ish presidenti Donald Trump është ose jo i famshëm në procesin e paprecedente gjyqësor hapur ndaj tij në gjykatën penale të Manhatanit.
Kemi një juri, u shpreh gjykatësi i çështjes pasi shtatë burra dhe pesë gra u zgjodhën të enjten në panelin e jurisë. Në fillim të seancës, dy anëtar u përjashtuan nga procesi I përzgjedhjes që mendohej se do të zgjaste disa javë.
Të hënën e ardhshme do të mbahet edhe seance dëgjimore. Çështja për të cilën Trump po gjykohet ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim të të dhënave financiarë për mbulimin e një pagese prej 130 mijë dollarësh që ylli i filmave për të rritur Stormy Daniles kishte marrë para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës për të heshtur në lidhje me një marrëdhënie që ajo pretendon se ka pasur me Trump por që ku I fundit nuk e pranon.
Pagesa nuk ishte vepër penale, por Trump është akuzuar për falsifikim të të dhënave financiare, ndërkohë që prokurorët thonë se duke bërë një pagesë të tillë, Trump ka ushtruar ndikim të paligjshëm në zgjedhjet presidenciale të 2016ës ku u shpall fitues.
Pasi u largua nga gjykata e Manhatanit mbrëmjen e së enjtes, Trump tha se akuzat e ngritura ndaj tij ishin të motivuara politikisht, ndërsa deklaroi se në gjykim dhe në burg duhet të ishte rivali I tij në zgjedhjet e këtij viti, presidenti Xho Bajden.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.