Categories: LajmeRajoni

Gjyqi në Hagë, Zyrapi: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK s’kishte kapacitetet e nevojshme

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kishte kapacitetet e nevojshme logjistike dhe profesionale kur përballej me ushtrinë jugosllave në fundvitet ’90.

Detaji u bë i ditur gjatë dëshmisë në Hagë të Bislim Zyrapit, i cili përpara tij kishte prokurorët dhe ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në përgjithësi, drejtoritë edhe në këtë kohë kanë qenë të paplotësuara, jo veç njëra, dy e tri. Shtabi i Përgjithshëm nuk ka arritur t’i plotësojë të gjitha kapacitetet e nevojshme. Kemi shkuar me ato çka kemi pasur.

… gjithnjë probleme me furnizimin, resurset e të gjitha. Në fakt, normale duhet të ishte edhe aspekti i profesionalizimit të këtyre drejtorive. Kur them profesionalizimit është edhe pjesa e trajnimeve dhe aftësimeve të njësive. Po, nuk kemi arritur t’i bëjmë,” tha z. Zyrapi.

Ish-zyrtari i lartë i AAK-së Zyrapi iu bashkua UÇK-së në pranverën e vitit 1998, duke qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ish-pjesëtar i armatës jugosllave, boshnjake e po ashtu edhe në atë të Kosovës.

Ai u paraqit në Hagë në fillim të javës për të hedhur dritë mbi rolin dhe kompetencat e drejtorive vartëse, si dhe si trajtoheshin të burgosurit e luftës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

8 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

8 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

9 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

9 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

11 hours ago

This website uses cookies.