Gjyqi për shpifje, Tramp do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares

Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Tramp (Trump) t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares Xhin Karrol (E. Jean Carrol), për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019.

Karrol paditi Tramp për dëmtim të reputacionit, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë. Rastin, shkrimtarja e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, Tramp e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.

Tramp i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë.

Në muajin maj të vitit të kaluar një tjetër juri e shpalli Tramp fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë dollarë.

Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e Tramp ndaj Karrol, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante Tramp shkrimtares. Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Karrol.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.