Gjysmë milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë në janar, 30% më shumë se 2023
2024 ka nisur një vit i mbarë për turizmin në vendin tonë ku vetëm gatë muajit Janar numri i turistëve të huaj është rritur me 30 % krahasuar me Janarin e 2023 ose gjysmë milionë turistë. Numri i më i lartë i turistëve të huaj vjen nga Polonia që për janar 2024 kanë qenë 411.8 % më shumë se e njëjta periudhë në 2023.
Më pas turistët e huaj që preferojnë më shumë Shqipërinë janë nga Rumania dhe Spanja, përkatësisht me 120.5 % dhe 104.5 % më shumë.
Edhe numri i turistëve francezë, suedezë apo anglezë po rritet gjithnjë e më tepër, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet e preferuar nga vendet e mëdha që kanë eksperiencë të gjatë në fushën e turizmit.
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë një lajm fantastik për Shqipërinë, e cila pritet që gjatë sezonit veror 2024 të pres një fluks shumë herë më të lartë se një vit më parë ku vendi ynë u vizituar nga më shumë se 10 milionë turistë të huaj.
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më i njohur për turistët në botë dhe falë relievit të ndërthurur ajo ofron një turizëm gjithëvjetor. Historia, deti, malet, kulinaria dhe trashëgimia kulturore e pasur po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj.